Policia e Kosovës ka njoftuar se nëse nuk bëhet legalizimi i armëve deri me datën 17 shtator, të gjithë ata që nuk respektojnë këtë vendim do tëgjobiten deri në 7500 euro dhe deri në 10 vjet burg, shkruan Gazeta Metro.

Qytetarët eRepublikës së Kosovës kanë të drejtë të legalizojnë armët deri në atë datë në të kundërtën shteti do të veprojë me masa të rrepta, deri në heqje lirie për një dekadë.

Policia ka njoftuar gjithashtu, se legalizimi i armëve bëhet duke aplikuar në stacionin më të afërt policor dhe pastaj të ndiqen udhëzimet tjera nga zyrtarët policorë.

Përdorimi i armëve pa leje në Kosovë është një dukuri shumë e përhapur dhe shumë shqetësuese për qytatarët, amdaj thirrja për ndjekje penale nga ana e shtetit shihet si një mundësi e mirë si për sigurinë në vend ashtu edhe për përgjegjësit e secilit që ka një armë në shtëpi, për të cilën duhet të jetë e njoftuar edhe policia.

Policia e Kosovës ka organizuar një fushatë vetëdijesuese lidhur me legalizimin e armëve pa leje:

Shiko VIDEON