Kina të martën regjistroi 115 raste të reja COVID-19 – 107 transmetime lokale dhe tetë nga jashtë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të mërkurën.

Rastet lokale u raportuan në Kinën Veriore dhe Verilindore: 90 në Provincën Hebei, 16 në Provincën Heilongjiang dhe një në Provincën Shanxi, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

38 raste të reja asimptomatike COVID-19 u regjistruan, ndërsa 556 pacientë asimptomatikë mbeten nën vëzhgimin mjekësor. Asnjë vdekje në lidhje me COVID-19 nuk u regjistrua të martën dhe 28 pacientë u lëshuan nga spitalet.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin kinez ka arritur në 87,706, dhe numri i të vdekurve është 4,634.