Kia Motors planifikon që vitin e ardhshëm të ofrojë versionin elektrik të Crossoverit të saj, Seltos.

Kjo nënkupton se kompania jug-koreane në gamën e saj, pas modeleve elektrike Soul EV dhe Niro EV, do të ketë edhe Crossoverin e tretë elektrik, transmeton Koha.net.

Fillimi i prodhimit të Seltos EV planifikohet për muajin gusht të vitit të ardhshëm, por në fillim ky model i ri do të jetë në dispozicion vetëm në Korenë e Jugut.


Gjithashtu, Kia Seltos EV gjatë vitit 2020 do të prodhohet në më pak se 10.000 njësi.

Seltos EV, po ashtu, thuhet se do të jetë me kapacitet prej 150 kW/204 kuajfuqi, do të ketë baterinë prej 64 kWh dhe me vetëm një mbushje do të mund të udhëtojë rreth 400 kilometra.