Me rezultat 5 me 0 në favor të ekipit llapjan ka përfunduar ndeshja mes KF. “Llapi” dhe KF. “Rahoveci”.

Golat për ekipin llapjan i shënuan: Mergim Boshnjaku, Visar Zogiani, Getoar Dragusha, dy gola dhe Alban Mavriqi.

Ndeshja është zhvilluar për pikë në kuadër të Ligës së Parë të Federatës së Futbollit të Kosovës(FFK), me ç’rast KF. “Llapi” ruan pozitën e liderit tani me 66 pikë, derisa KF. “Rahoveci” mbetet me 35 pikë.

Ndesha është zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq./Llapi.info