KEDS përmes një kumtese për medie ka bërë të ditur vendet të cilat do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e enjte në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Sipas tyre prej orës 10:30 deri në orën 15:30 gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Podujeva (pjesërisht) dhe fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trasesë në Lp 10 kV./Llapi.info