KEDS-i ka njoftuar se të hënën në disa vende të Podujevës do të ketë ndërprerje të rrymës për shkak të sigurimit të sistemit, raporton Llapi.info.

Sipas KEDS-it, pa rrymë do të mbesin:

“Në TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Podujeva 4 (Kodi: 14000004) prej orës 09:00 deri në ora 11:00

Vendet: Rr.Zahir Pajaziti, Lagjja e Kuvajtit dhe afer Hotel Besiana.

Arsyeja e nderprerjes: Energjizimi i Linjës 10 kV si dhe demontimi i shtyllave”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Llapi.info