Kampionati elitar do të rikthehet në aksion më 7 qershor, pas vendimit të fundit të lëshuar nga Komiteti Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Superliga ishte ndalur në fazën e tretë, teksa priteshin të zhvilloheshin ndeshjet e javës së 23-të.

Lideri aktual i kampionatit, Ballkani do të ballafaqohet me skuadrën e Drenicës, ndërkohë Drita e pret Flamurtarin në shtëpi.

Gjilani do të kërkojë ‘hakmarrjen’ përballë Trepçës ’89 për shkak të dy humbjeve të shkaktuara në dy fazat e para.

Prishtina takohet me Ferizajn, kurse Feronikeli e pret Vushtrrinë.

Llapi do t’i bëj konak skuadrës së fundit në tabelë Dukagjinit.