Qendra e Studentëve në Prishtinë ka shpallur rezultatet mbi aplikimet e studentëve për të banuar në konvikte.

Në faqen e QS-së janë publikuar listat e të pranuarve në 8 konvikte dhe për mundësinë e të ushqyerit në Mensën e Studentëve.

Këtë vit, studentët patën mundësinë që të aplikojnë online për konvikte ndërsa kriteret e pranimit përfshinin distancën e banimit, notën mesatare ndërsa u përfshinë edhe kategori të privilegjuara si minoritete dhe familjarët e dëshmorëve.

Listën e të pranuarve mund ta gjeni KËTU