Komuna e Podujevës dje ka shpallur përfituesit e bursave në këtë komunë për vitin akademik 2016/ 2017, shkruan Llapi.info

Sipas njoftimin të drejtorisë së Arsimit në Podujevë, përfituesit e këtyre bursave komunale duhet të sjellin (2 kopje) të letërnjoftimit dhe (2 kopje) të kartelës së bankës, në zyre të Mehmet Kastratit, në ish objektin e Gjykatës, më së largu deri më 28. 04. 2017.

Sipas këtij njoftimi, ata të cilët nuk kanë letërnjoftim, paraprakisht të lajmërohen në zyrën e Mehmet Kastratit, në ish objektin e Gjykatës.

Afati i ankesave fillon nga data 19. 04. 2017 deri më 21. 04. 2017 dhe dorëzohen në objektin e Kuvendit, zyra nr. 1./Llapi.info