Dje në Carralevë të Shtimes, një veturë ka goditur për vdekje dy fëmijë të moshës 8-vjeçare. Ata nuk mundën t’i mbijetojnë plagëve të marra që pësuan nga goditja.

Familjarët e dy viktimave kanë folur për këtë rast, teksa u shprehën se fëmijët nuk kanë dalë në rrugë dhe as nuk e kanë penguar vozitësin.

Tutje, familjari u shpreh që vdekja e tyre le të jetë një thirrje për pushtetin që të ndërmerr diçka në përmirësimin e rrugës.

“Ajo makinë i ka marr fëmijët dy metra larg asfaltit, në atë pjesën ku është tokë, ku është pjesë e rrugës edhe mjerisht fati i tyre i mori jetën dy fëmijëve. Ata nuk kanë qenë në rrugë në asfalt as nuk kanë ia kanë pre rrugën, kanë qenë duke shku te njëri shok, se ka qenë ditë e diel, por ata në këto kushte shkojnë edhe në shkollë dhe shkollën e kanë 2 km larg nga këtu.

Nuk kemi kontakte me personin që ka shkaktu aksident. Kanë qu njerëz mirëpo gjendja është shumë e rëndë dhe për sot nuk kemi kurgja mundësi në këtë drejtim edhe pse disa dojmë të bëjmë.

Vdekja e tyre le të jetë një thirrje për të gjithë ngasësit e makinave sidomos këta që vijnë në këtë pjesën këtu. Thirrja le të mbetet një thirrje nga zemra e të gjithë banorëve dhe vdekja e tyre që pushteti të ndërmerr diçka për përmirësimin e kushteve të këtyre fëmijëve, të paktën ata mos ta kenë frikën e vdekjes në rrugë”.

Ndërsa një kushëri i tyre tregoi gjithë ngjarjen, ku bëri apel për vozitje të kujdesshme.

Ai po ashtu u shpreh që kanë bërë kërkesë për trotuare mirëpo deri më tani nuk është realizuar kërkesa e tyre.

“Unë jom kanë në ara, veç i kom pa kerret qe janë nal aty, e kom nal traktorin, një kushëri më ka thanë nale se ka ra ni kerr në rekë. Kur jom nal, gruja më tha nga se fëmijët e Adnanit. Atëherë une kom kcy, kur i pash dy fëmijët e vogjël, ai ish kan personi që ka aksidentu. Qysh ka dal prej kerrit nuk e di. O ku janë thash të tjerët, kur më thanë fëmijët e Adnanit, thash ata janë të mdhaj, ata janë mbi 18 vjet, nuk kanë mujt me vozit vetë. O në kerr thash tjerët kush janë, o vlla tha mu më ka hup drejtimi. Atëherë na i kem kap. Unë e kom kap njanin, e aj njanin. Ni kerr na ka qu deri në ambulantë në Shtime. Lirjoni deri në ambulantë ka pas shenja jete, pulsi i ka rreh, aty ma në Prishtinë sna kanë lan me hi. Në bazë të Adnanit, se aj i ka djem të vllavit. për Lirjonin tha se deri në Davidovc u kanë gjallë. Gruja tha për ni minut jom dal prej shpis, veç aj me djem u kan, më tha gjallë janë.

Vështirë është sa të dush. Ndodhin bre ndodhin, te na nuk ka ba vakia, aksidente ndodhin por kështu jo. Kemi bë kërkesa për trotuar, nuk e di pse. Kufizimi i shpejtësisë është por pak ka Polici këtu që dalin. Duhet me vozit me kujdes, nuk po e fajësoj atë se nuk ka ardh me na i mbyt fëmijët. Besoj qe edhe ai është i trishtum sikur na”, tha për Kanal 10.