Këshilltari i kryeministrit: Kosova shembull në rajon në luftën kundër terrorizmit

Këshilltari i kryeministrit: Kosova shembull në rajon në luftën kundër terrorizmit

Edon Myftari, këshilltar për Siguri i kryeministri Mustafa, gjatë një takimi në Maltë, ka thënë se Kosova është shembull në rajon me masat e ndërmarra në luftimin e terrorizmit.

Gjatë takimit konsultativ të ftuar nga Instituti Ndërkombëtar për Sundim të Ligjit dhe Qendra për Ekselencë Hedayah, Myftari megjithatë ka thënë se ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim.

“Republika e Kosovës është shembull në rajon me masat e ndërmarra në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, por na mbetet të gjithëve ende shumë punë për të bërë”, tha Myftari.