Eroll Belegu, këshilltar i kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka thënë se sa për opozitën shefi i tij do ta kishte mbajtur pozitën e tij edhe për pesë dekada.

Belegu e ka përshkruar Haradinajn kryeministër të fortë në qeverinë e drejtuar nga ai si shumë të suksesshme.

“Sa për opozitën Haradinaj edhe 50 vite kishte qëndruar në pushtet”, ka thënë Belegu.

Ai është ndalur edhe te taksa në raport me mallrat serbe.

“Kosova për herë të parë ka qëndrim të vetin për shtetësi e sovranitet. Nuk ka në botë asnjë shtet që lejon t’i shitet mall e që punon kundër atij shteti. Mosuniteti ynë i brendshëm është duke ofruar presion nga jashtë”, ka theksuar ai për rtk.

Belegu ka komentuar edhe kërkesën e vendeve të QUINT-it që të largohet taksa e të rifillojë dialogu me Serbinë.

“Në këtë moment është kërkesë e pakuptimtë dhe e çuditshme, ngase nuk ka kush t’i zhvillojë negociatat”, ka thënë Belegu.