Këshilltarët e PD-së padisin Bashkinë e Tiranës për rritjen e çmimit të biletës

Nga sot, çmimi i biletës së urbanit në linjat e Tiranës kushton 40 lekë të rinj.
Rritje ka pësuar edhe çmimi i abonesë së përgjithshme, e cila nga 1200 lekë të rinj bëhet 1600 lekë të rinj. Ndërsa aboneja e një linje të vetme nga 900 lekë do të bëhet 1200 lekë.
Partia Demokratike depozitoi sot një padi në Gjykatën Administrative kundër rritjes së çmimit të biletës. Padia është bërë nga këshilltarët demokratë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Rritja e çmimit të biletës u miratua me shumicë votash nga Këshilli Bashkiak në mbledhjen e 30 dhjetorit 2015.