Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Dje dhe sot nga mëngjesi janë vizituar shumë familje në rajonin e llapit duke shpërndarë 4700 palë këpucë donacion nga Firma e njohur llapjane “KAMPIONI” 1500 kg miell si dhe 75 pako ushqimore.
Poashtu Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka dhënë 40 pako ushqimore për shoqatën e invalidëve të luftës si dhe shoqatën e shurdhmemecëve në Komunën tonë.
Tërë kjo falë punës së palodhur të Muhamed Fazliut, Isuf Kastratit dhe Ahmet Abazit të cilët gjatë tërë dites se djeshme dhe sot kanë bërë të mundur kryerjen e këtij aksioni humanitarë
Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë falenderon dhuruesit llapjanë të ndihmave si dhe shpreh mirënjohje për besueshmërinë e tyre të lartë për institucionin në tonë.