Një person i gjinisë mashkullore K/Shqiptar është arrestuar në fshatin Kërpimeh të Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.

I dyshuari është arrestuar dje rreth orës 16:30 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dega Podujevë.

I njëjti person është dërguar për vuajtjen e dënimit në burgun e Dubravës.