Pas ekstradimit nga Turqia në Shqipëri, pasi është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, ish truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka pajtuar avokat të ri. Bashkim Nikolla ka paraqitur kërkesën në Gjykatë për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi klienti i tij është dënuar në mungesë.

Paraqita kërkesën për rihapjen e dosjes. Dosja ‘Hajdari’ duhet të rihapet, pasi klienti im Izet Haxhia është dënuar në mungesë. Klienti im të dëgjohet përpara një gjykate. Izet Haxhia s’u paraqit për arsye madhore. Do flasim në kohën e duhur për këtë çështje”- ka thënë avokati i Izet Haxhisë, Bashkim Nikolla, në një prononcim për ‘News 24’.

Izet Haxhia më herët tha: ‘Dua te rigjykohem, procesi ndaj meje i pa drejte dhe ne mungesë’.