Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për të pandehurin S.B, me dyshimin se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”, nga neni 410, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit S.B., për shkak se i njëjti me datën 15 mars 2019, rreth orës 6:30 , në bjeshkët e komunës se Istogut, pasi ishte zënë në flagrancë nga dy pylltarë duke prerë drunjë , i pandehuri fillon ti sulmoj dy pylltarët me kaçavidë dhe sharrë motorike, derisa njëri nga pylltarët detyrohet të nxjerr armën zyrtare me qëllim të parandalimit të pasojës nga sulmi i të pandehurit.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.