Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një 34-vjeçar nga Podujeva me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, pasi i njëjti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, shkruan Llapi.info.

Sipas Policisë, personi i arrestuar ka qenë në kërkim, pasi NCB Interpol Wiesbaden n Gjermani i ka caktuar urdhër-arrestin për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

“Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: -A. B., 34 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi NCB Interpol Ëiesbaden Gjermani i ka caktuar urdhër-arrestin për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Grup i organizuar kriminal”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”, thuhet tutje./Llapi.info

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fposts%2F3101713160115034&show_text=true&width=500