Kërcënon VV-ja: Lirojini të arrestuarit në protestë, që të mos eskaloj situata

Në përkrahje të të arrestuarve të cilët po gjykohen tek pallati i drejtësisë kanë dalë disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Adonis Tahiri nga kjo lëvizje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve, në atë mënyrë që situata të mos tensionohet edhe më tutje.

Pasi siç tha Tahiri opozita është e vendosur dhe se as kërcënimet e as torturat nuk do t’i ndalin që t’i kundërshtojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai thotë se ky pushtet i kriminalizuar asnjëherë nuk ka ndërmarr veprime kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, por tani ata janë vënë në ndjekje të deputetëve të opozitës.