Një person është arrestuar në Podujevë për kërcënim, shkruan Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, kërcënimi është bërë për shkaqe prone, derisa të njëjtit janë edhe familjarë.

“Podujevë 25.06.2021-13:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kanosur. Viktima ka deklaruar se me te dyshuarin jetojnë në një shtëpi të përbashkëte dhe deri te rasti kanosje kishte ardhur në lidhje me pronën. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info