Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, janë ndaluar katër (4) persona për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPK-së, si dhe veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323, “Legalizimi i përmbajtjes së rremë nga neni 395, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPK-së, transmeton Llapi.info.

Prokuroria njofton se njëri nga katër të ndaluarit me inicialet S.V. është me profesion noter, si dhe është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPK-së.

Ndërkaq, tre personat tjerë me inicialet S.B., M.D. dhe J.Zh., janë ndaluar për veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323, “Legalizimi i përmbajtjes së rremë” nga neni 395, si dhe “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPK-së.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të katër personave të ndaluar, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat e lartcekura.

Arrestimi i tyre është bërë dje, ndërkohë që për këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës./Llapi.info

Arrestohen katër persona në Podujevë