Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në Vranjevc të Prishtinës, ku ka humbur jetën një person, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura një këmbësor, ky i fundit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rr. Fazli Grajqevci-Prishtinë,12.05.2021-19:55. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore dhe me drejtues meshkuj  kosovarë dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar  këmbësori i cili nuk ka mundur t’u përballojë lëndimeve të pësuara, vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML ndërsa dy drejtuesit e automjeteve dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.

Siç mëson Llapi.info, tashmë i ndjeri që ka humbur jetën në këtë aksident është Shefki Januzi nga fshati Orllan i Komunës së Podujevës./Llapi.info