Një këmbësor u aksidentuar nga një zyrtar policor gjatë pasditës së sotme në lagjën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Këmbësori u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor. Personi i aksidentuar është dërguar autoambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njesia e Trafikut Rajonal Prishtinë, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe jane marrur me rast” deklaroi Kelani.