KEDS-i përmes një komunikate ka bërë të ditur vendet që do të mbesin pa rrymë ditëve në vijim në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas tyre: Më 09.03.2018 në TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

• Dalja 10 kV Podujeva 4 (Kodi: 14000004) prej orës 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rr.Zahir Pajaziti, Lagjja e Kuvajtit, afër Hotel Besianës.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion –Mirëmbajtje preventive në daljet problematike.

Më 09.03.2018 në TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

• Dalja 10 kV Letanci (Kodi: 14000012) prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Obranqë, Peran, Obranqë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepajë, Dobratin 1 dhe Ferma e Pulave Peran.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion –Mirëmbajtje preventive në daljet problematike.