Me rastin 18 vjetorit të ditës së çlirimit të qytetit të Podujevës, Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ua ka uruar qytetarëve të Podujevës këtë ditë.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë me rastin e 19 Qershorit ditës së çlirimit të Podujevës, uron gjithë qytetarët llapjanë, me lutjen te Zoti i gjithësisë që lumturia, paqeja dhe harmonia të mbretërojnë në familjet tona. Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë kujton me respektin më të lartë figurat e ndritura të kombit tonë, luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe sakrificën shekullore të parëve tanë për liri. Mirënjohje e veçantë edhe për miqtë tanë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Nato-në, që u rreshtuan fuqishëm në mbrojtjen dhe çlirimin tonë.”, thuhet në urim.