Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë ka ndarë shumën prej 300 euro për të ndihmuar në shërimin e Fitore Ibishit, vajzës 24 vjeçare e cila vuan nga një sëmundje rëndë.

Këshilli ditë më parë ka bërë thirrje qytetarëve të komunës dhe më gjerë që të ndihmojnë Fitoren e cila ditë muaj më parë është diagnostifikuaar me një sëmundje të vështirë, thuhet në një komunikatë të KBI- së në Podujevë, transmeton Llapi.info.

Kurse imami i Shajkocit Osman Kurtolli ndau shumën 150 euro Muhamedi a. s ka thënë, se: ‘Asnjë sadaka nuk e zvogëlon pasurinë… Andaj të jemi solidarë njëri me tjetrin, jo vetëm gjatë këtij muaji por në vazhdimësi, sepse Zoti do jetë i kënaqur me ne.