Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti ku janë përplasur katër vetura, lëndime trupore ka marrë një person, shkruan Gazeta Express

Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se dyshohet që deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit të pasigurt.

“Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturash në magjistralen Gjilan-Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresals. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara katër vetura ndërkaq një person ka marrë lëndime të lehta trupore. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, pas kësaj është liruar për në shtëpi”, ka thënë Hashani.