Të paktën katër të vrarë dhe po aq të plagosur është bilanci nga një sulm mbi forcat e sigurisë në jugperëndim të Arabisë Saudite.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Turki el-Maliki, konfirmoi sulmin ndaj forcave të sigurisë, për të shtuar se i njëjti është realizuar nga persona të armatosur të cilët kishin sulmuar pikën e kontrollit mes qyteteve Al-Macaride dhe Barik, raporton Anadolu Agency.

Ai informoi se në sulmin në fjalë janë vrarë katër persona. Maliki tha më tej se dy sulmues janë arrestuar, ndërsa i treti u arratis pasi paraprakisht gjuajti forcat e sigurisë.