Është raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një vend-parkimi në Prizren, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur mes veti.

“Rr. Reshat Karjagdiu, Prizren 11.06.2021 – 15:10. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një vend-parkimi, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur mes veti. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.