Një mori televizorësh, asi të tipave të rinj, shihen gjithandej lokalit. Zënë vend shumë më pak sesa ata të moçmit.

E Shefqet Shabani, që është mjeshtër i televizorëve, punën e ka nisur këtu e 40 vjet më parë. Ka qenë viti 1974, njëfarë hovi i teknologjisë që ndihej edhe në Kosovë, kur ai do të zinte hapin.

Për gjashtë muaj, çdo javë nga dy ditë, do të ndodhej në Nish të Serbisë, për të mësuar se si rregulloheshin televizorët, shkruan sot Koha Ditore.

Tash pensionist, ai e kujton edhe televizorin me ngjyra. Më së shumti punë kishte në prag të Vitit të Ri.

Në rrëfimin e tij prej zanatliu ai shkoqit edhe momente interesante që i kanë ndodhur me klientët. Tregon se çka i ka ndihmuar më së shumti në “luftën” me mitin se mjeshtri i televizorëve ndal pjesë për vete kur një myshteri ia dërgon për ta rregulluar atë.

Ka tre djem, tek të cilët e ka trashëguar zanatin. Dy nga ta vazhdojnë të merren me këtë punë, por në një mënyrë krejtësisht ndryshe, e imponuar nga ndryshimet në teknologji.

Zeja në hap me hovin e teknologjisë

Shefqet Shabani ka qenë 22-vjeçar kur si elektricist kishte vendosur që të përsoste zanatin e ustait të televizorëve. Në vitin 1974 kjo shihej në mesin e punëve me perspektivë….(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)