Gjatë vitit 2014 në Podujevë kanë ndodhur katër aksidente me fatalitet në komunikacion. Aksidentet kanë ndodhur në fshatrat: Konufshefc, Batllavë, Surkish dhe Dumnicë.

Në tryezën me temën “ Aksidentet në trafik, kontributi i këtyre insituticioneve në parandalimin e tyre” të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Shkollën e Mesme Teknike “Fan S.Noli”, u diskuta për pasojat që sjellin aksidentet në komunikacion dhe se si imamët e xhamive mund të kontribuojnë në parandalim e tyre përmes ligjeratave që ata do mbajnë para xhematit të tyre.

Kryetari i BIK në Podujevë, Bekim Jashari, e hapi takimin duke i falenderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e tyre. Ai tha se uniforma e tyre e nderon prezencën në BIK.

Isak Ejupi, komandant i stacionit të policisë në Podujevë, tha se ne po bëjmë përpjekje që edhe nëse një akisdent i vetëm ndodh, ta parandalojmë edhe atë aksident. Ai shtoia se një pjesë e aksidenteve menaxhohet nga stacioni policor në Podujevë.

“Në vitin 2012, 573 aksidente i kemi menxhuar ne, në vitin 2013, 515 aksidente dhe në vitin 2014, 355 aksidente, që do të thotë se kemi pasur një rënie të aksidenteve nga viti në vit. Ndërsa, sajpërket numrit të gjobave ato janë rritur nga viti në vit, ku në vitin 2014 kemi dhënë 4.855 gjoba, në mënyrë që përmes gjobave të parandalohen aksidentet”, ka thënë Ejupi.

Ali Shukri Shkodra, nga njësia e stacionit policor në Prishtinë, ka paraqitur statistikat rreth aksidenteve që kanë ndodhur në rajonin e Podujevës dhe Prishtinës.

Sipas tij, në rajonin e Podujevës dhe Prishtinës gjatë vitit 2014 kanë ndodhur 2992 aksidente, një rënie prej vitit 2013 ku kanë qenë 3740 aksidente. Në vitin 2014, 37 persona kanë vdekur në këto aksidente, ndërsa, në vitin 2013, 40 persona.

Sipas tij, katër aksidente me fatalitet kanë ndodhur në Komunën e Podujevës gjatë vitit 2014.

Shkodra foli edhe për fletparaqitjet që ka bërë Policia e Kosovës për personat që kanë shkaktur këto aksidente.

“Në vitin 2014 kemi ngritur 42.870 fletparaqitje, ndërsa, në vitin 2013, 53.089 fletparaqitje. Numri i fletparaqitjeve në gjykatë në vitin 2014 është 6.696 fletparaqitje dhe 10.665 fletparaqitje në vitin 2013. Aksidentet më të mëdha ndodhin në qytet”, ka thënë Shkodra.

SAMSUNG CSC

Ai ka theksuar se numri më i madh i aksidenteve që ndodhin në qytetin e Podujevës, ndodhin në ditën e premte nga ora 14:00 – 18:00. Sipas tij, 479 aksidente kanë ndodhur ditëve të premte gjatë vitit 2014.

Nazmi Zogaj, kryetar i njësisë policore në Prishtinë, tha se faktori kryesor i aksidenteve është faktori njeri, si drejtues i automjetit, si këmbësor dhe si mbikqyrës i rrugës.

Nga ana tjetër, Bujar Blaku, profesor në Sh.M.T. “Fan S. Noli”, përmes disa fotografive ka paraqitur bashkëpunimin e tyre me Policinë e Kosovës, gjë e cila sipas tij, ka kontribuar shumë në vetëdijësimi e nxënësave rreth aksidenteve në komunikacion.

Kjo tryzë e organizuar sot është e para e këtij lloji që organizohet në bashkëpunim me Policinë e Kosoves dhe Bashkësis Islame të Kosovës në Podujevë./llapi.info

SAMSUNG CSC