Gjatë ditës së sotme, Llapi ka zyrtarizuar transferin e radhës, njofton Llapi.info

Bëhet fjalë për mesfushorin 19-vjeçar, Kastriot Selmani. Selmani për gjashtë muaj ishte pjesë e Vushtrrisë, ndërsa ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19

“Podujevë, 12 qershor 2019 – Futbollisti llapjan, Kastriot Selmani ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin e vendlindjes së tij, Llapin. Gjatë ditës së sotme, Selmani ka kryer prezantimin si futbollist i Llapit.
Kastriot Selmani, 19 vjeç, i gjatë 1.75 m, i lindur më 08.07.1999 në Podujevë. Është mesfushor dhe sulmues krahu, luan me këmbë të majtë. Kategoritë e reja i ka kaluar tek FC Prishtina, përderisa për 6 muaj ishte pjesë e FC Vushtrrisë. Poashtu, Kastrioti ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19”, ka njoftuar klubi./Llapi.info

Image may contain: one or more people and indoor