Temperaturat e larta ka bërë që të bie niveli i ujit, por jo edhe ndotja në lumin Llap, njofton Llapi.info

Karrige plastike, qese najloni, shishe, drunj e mbeturina të shumta kanë mbuluar lumin Llap. Përveç tyre, as mirëmbajta nuk e tij nuk është nivelin e duhur. Kjo pasi që edhe barishtet skaj lumit kanë arritur lartësi të madhe.

Ndërkaq, mbeturinat e shumta të cilat po hidhen në këtë lumë përveç që po ndotin ujin dhe ambientin përreth, janë duke krijuar edhe aromë të pa këndshme. Për këtë disa banorë po ndihen edhe të rrezikuar nga ndotja e tepërt./Llapi.info

Më poshtë fotografitë e dërguara: