Dhuna në familje po vazhdon të mbetet njëra nga dukuritë më shqetësuese në shoqërinë tonë.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuajse ç’do 2 ose 3 ditë nga komuna e Podujevës raportohet nga një rast i dhunës në familje, raporton Llapi.info.

Për një vit 41 raste të tilla janë shënuar në këtë komunë. Kështu për Llapi.info ka thënë zëdhënësja e Stacionit Policor në Podujevë, Antigona Çitaku e cila shtoi se këto raste janë vetëm deri më datën 18 dhjetor të këtij viti.

“Raste te dhunës ne Familje nga 1 janar 2017 deri me 18 dhjetor 2017 kanë ndodhur gjithsej 41 raste”, tha Çitaku.

Rasti më i freskët i dhunës në familje në këtë komunë është ai i disa ditëve më parë kur një grua kishte sulmuar me shufër metalike burrin dhe vjehrrën e saj. Nga ky rast viktimat edhe kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF.

Kurse gjithë rastet tjera të cilat kanë të bëjnë me këtë fenomen janë e kundërta. Gratë kanë qenë të sulmuara fizikisht nga burrat e tyre shumica e të cilave kanë pranuar edhe tretman mjekësor nga plagët e mara./Llapi.info