Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e disa personave në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

“Mund te konfirmojmë se DHTN është duke zhvilluar një operacion policor ne rrugën Prishtine-Podujeve me ç’rast ka arrestuar 5 persona te dyshuar( 3 shtetas te Shqipërisë dhe 2 te Kosovës). Personat e dyshuar dyshohen për shkëmbim te një sasie te narkotikeve te llojit marihane. Po ashtu janë konfiskuar edhe 3 vetura. Operacioni policor është duke vazhduar”, thuhet në përgjigjjen e PK-së për “Indeksonline”.

Aksioni ka ndodhur sot rreth orës 11:00.

Kapet drogë në Podujevë, policia e maskuar arreston pesë persona