ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në Podujevë, ku në një lokal janë vjedhur 12 telefona, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, nga kjo vjedhje janë arrestuar dy persona, tek të cilit janë gjetur dhe konfiskuar telefonat e vjedhur.  

“Podujevë 17.01.2021-04:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në një lokal kanë vjedhur 12 telefona në vlerë të 1950 euro. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur  dhe konfiskuar një telefon Samsung qe dyshohet se është vjedhur në lokalin mobi shop . Ne konsultim me prokurorin dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe  një kontroll –bastisje por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, ka thënë PK.

Policia më tutje kanë thënë se dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje./Llapi.info