Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Avdyl Lahu” në Podujevë, është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte kanosur me armë një person, raporton Llapi.info

Sipas PK-së, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Avdyl Lahu, Podujevë 21.04.2019 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që kishte kanosur me armë viktimën mashkull K/Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë gjuetie me pesë fishekë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info