Një vajzë shtatëvjeçare nga Guatemala ka vdekur teksa ka qenë nën kujdestari, meqë autoritetet amerikane e kanë ndaluar atë në kufirin në Nju Meksiko, transmeton Klan Kosova.

Vajza, e cila ka kaluar ilegalisht kufirin nga Meksiko së bashku me babain e saj dhe një grup migrantësh, ka vdekur javën e kaluar nga “shoku dhe dehidrimi” ka raportuar gazeta, duke cituar Departamentin amerikan për Dogana dhe Mbrojtje të Kufijve.

Ajo është raportuar të mos ketë ngrënë ushqim dhe nuk ka konsumuar ujë për ditë të tëra, i ka thënë ky Departament gazetës.

Vajza ka vdekur pasi është dërguar në spital.

“Agjentët e Patrullimit Kufitar kanë marrë çdo hap për të ruajtur jetën e vajzës”, ka thënë zëdhënësi i këtij Departamenti, Andrew Meehan.

“Si prindër, motra dhe vëllezër, ne ndajmë dhimbjen për humbjen e secilit fëmijë”, është thënë në deklaratë.