Ekspertët thonë se gjatë kohës së pandemisë mos dalja nga shtëpitë dhe lidhja me natyrën mund të jetë pjesërisht përgjegjëse për rritjen e numrit të problemeve të shëndetit mendor, që shumë po përballen me depresion dhe ankth.

“Nëse doni të rrisni imunitetin në një mënyrë të lehtë dhe relaksuese, kaloni kohë në hapësira të gjelbra, çdo ditë nëse është e mundur dhe patjetër çdo javë. Kalimi i kohës në hapësirat e gjelbra është po aq i rëndësishëm sa të hani zarzavatet tuaja,” shkroi Dr Frank Lipman, mjek nga Afrika e Jugut, në Twitter.

Tutje tha se Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard zbuloi se të rriturit kalojnë një mesatare prej vetëm 5% të ditës së tyre jashtë, kështu që sipas tij nuk është çudi pse kaq shumë njerëzit ndihen, të pa frymëzuar ose në depresion të lehtë.

Kur dalim jashtë dhe shikojmë pemët, qiellin, retë dhe zogjtë, trupi ynë lëshon neurotransmetues si dopamina, oksitocina dhe serotonin që ngre humorin tonë, raporton Hindustantimes, transmeton Klankosova.tv.

“Thjesht të qenit i pranishëm në natyrë ndihmon në nxitjen e një ujëvare të efekteve të dobishme. Sistemi nervor parasimpatik, përgjegjës për të na qetësuar, ndizet, kortizoli bie dhe truri pompon frenat,” shton doktor Lipman.

Dr. Sonal Anand, Psikiatre, Spitali Wockhardt, Mumbai thotë se lidhja jonë me natyrën është mjaft instiktive duke pasur parasysh se, sipas tij ne kemi evoluar nga vetë natyra dhe tani jetojmë në një xhungël për jo më shumë se njëqind vjet. Ajo thotë se të qenit në natyrë na ndihmon të shërohemi në mënyrat e mëposhtme:

Largon stresin: Kur dilni nga shtëpia dhe jeni në shoqërinë e natyrës, ajo lëshon hormone të lumturisë dhe ndihmon në lirimin e stresit.

Përmirëson kapacitetin e zgjidhjes së problemeve: Na jep një perspektivë të re dhe rrit kapacitetin tonë për zgjidhjen e problemeve. Më shumë se çdo gjë tjetër, ajo thyen monotoninë.

Rrit imunitetin: Nëse jeni në shtëpi vazhdimisht, nuk jeni të ekspozuar ndaj asgjëje. Kur dilni jashtë jeni të ekspozuar ndaj shumë gjërave dhe trupi prodhon antitrupa kundër tij. Ndërsa qëndrojmë në shtëpi, trupi ynë nuk ka një shans për të prodhuar këto antitrupa, dhe kjo mund të ndikojë në imunitetin tonë.