Kafe duhet të pini çdo ditë

Kafe duhet të pini çdo ditë

Mund ta keni dëgjuar më parë që nuk këshillohet të konsumohet kafeja çdo ditë pasi çrregullonte ritmet kardiake. Ndërkohë studimi i fundit ka lajme të mira për ata që e konsumojnë kafenë shumë.

Studimi thotë se kjo hipoteze e ngritur më parë nuk është e vërtetë dhe për pasojë pirja e rregull e kafesë nuk çon në rrahje të shpeshta të zemrës.

Studimi u krye nga hulumtuesit e Universitetit të Kalifornisë dhe San Franciskos, që është më i madhi që tregon lidhjen mes kafesë dhe zemrës.

“Pretendimet e mëparshme se kafeina ndërhyn në ritmet kardiake duhet të rikonsiderohen, pasi që kemi gjetur se në fakt çokollata, kafeja dhe çaji kanë përfitime kardiovaskulare”, tha udhëheqësi i këtij hulumtimi, Dr. Gregory Marcus.

U morën në studim 1,300 njerëz, të moshës 72 vjeçare. Rreth 60% e tyre pohuan se e konsumojnë kafen çdo ditë.

Rezultatet e studimit dëshmuan se pirja e rregullt e kafesë përmirëson sistemin kardiovaskular, ulë rrezikun nga diabeti i tipit 2, dhe nga faktorë të tjerë që rrezikojnë sistemin kardiovaskular të tillë si obeziteti dhe depresioni. /Albeu.com/