Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli bashkë me gruan e tij kanë vizituar nënën e heroit Afrim Zhitia.

Nëpëmjet një postimi në Facebook, Veseli thotë se nëna Qamile po qëndron e fortë si të gjitha nënat e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë.

Veseli mes tjerash thotë se nënat shqiptare asnjëherë nuk janë trembur dhe kurrë nuk kanë kursyer asgjë nga vetja, as më të dashurit e tyre kur në pyetje ka ardhur atdheu dhe kombi.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Sot së bashku me Violetën ishim për vizitë tek nëna Qamile, nëna e heroit të kombit Afrim Zhitia.

Nëna Qamile humbi birin e saj në 1989 në luftë kundër forcave serbe, ndërsa para pak ditësh ajo humbi edhe bashkëshortin, por pavarësisht kësaj ajo mbanë qëndrim prej heroine.

Nënat shqiptare asnjëherë nuk janë trembur dhe kurrë nuk kanë kursyer asgjë nga vetja, as më të dashurit e tyre kur në pyetje ka ardhur atdheu dhe kombi.

Familja Zhitia janë simbol dhe frymëzim për breza të tërë për atdhedashuri e sakrificë. Nëna Qamile po qëndron e fortë si të gjitha nënat e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë.

Sot së bashku me Violetën ishim për vizitë tek nëna Qamile, nëna e heroit të kombit Afrim Zhitia. Nëna Qamile humbi…

Gepostet von Kadri Veseli am Samstag, 4. Juli 2020