Kadri Veseli, që po mbahet në Qendër të Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka ardhur në Kosovë për të pamen e babait të tij.

Burime të Klan Kosovës në Mitrovicë bëjnë të ditur se afër shtëpisë së familjes së Kadri Veselit janë shumë vetura të EULEX-it.

Klankosova.tv ka kërkuar përgjigje nga Dhomat e Specializuara, por deri tash nuk ka marrë një të tillë.

Babai i Kadri Veselit, Fazi Veseli, ka vdekur në moshën 94 vjeçare të mërkurën.