Donika Kadaj Bujupi është përplasur në emisionin me zëvendësdrejtorin e RTK-së, Mentor Shala. Arsyeja e përplasjes ishte statusi në Facebook i Shalës drejtuar deputetes së VV-së, Doarsa Kica Xhelili.

Shala përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kishte thënë se po i duket se Doarsa e ka mendjen vetëm tek ai dhe e ka ftuar për një takim.

“Doarsa bukuroshja paska fol mbrame prap për mu. Shumë bre ka qef me ma përmend emnin. Po më duket vetëm te unë e ka mendjen! A e caktojmë një takim Doarsë, për drekë a për darkë a? Që don i thrrasim edhe ato mikeshat e tua në RTK! Knaqemi edhe t’kallxoj krejt për RTK-në, edhe nime e kupton çka është RTK-ja! E miqt e RTK-së?! Jo valla s’pi thrrasim!”

“Kallxom, kur po dalim, Doarsë!”, është shprehur Shala në Facebook-un e tij.

Kadaj Bujupi nuk ishte e kënaqur me arsyetimin e Shalës gjatë debatit në Pressing. Ajo tha se ka pritur një kërkimfalje nga Shala, si më e pakta për shkrimin e tij.

“U shokova pak më shumë se prej statusit. Prita që e ka vetëm një kërkimfalje. Sepse një drejtor, zyrtar i lartë apo cfarëdo coftë të përdorë një gjuhë kaq seksiste dhe qasje kaq të frikshme patriarkale ndaj një gruaja e cila në detyrën e vet iu thërret në përgjegjësi publikisht në debate dhe nëse ato argumente janë të paqëndrueshme mund ta paditni, por nuk mund t’i thoni hajde dalim natën. Ajo është një sjellje prej adoleshenti. Nëse kjo nuk është patriarkale apo misogjene nuk e di si mund të jetë ndryshe. E kuptoj pse nuk reagoi ajo. Nëse vazhdoni me këtë gjuhë kaq fyese atëherë ajo ka shumë të drejtë.”, ka thënë ajo në Pressing.

Tutje ajo thotë se deputetja e VV-së ka pasur të drejtë në punën e saj që të kërkojë përgjegjësi, ndërkohë ka thënë se nëse Shala mendon se ajo është gabim mund ta padisë Kica-Xhelilin dhe jo të sulmojë atë me gjuhë seksiste.

“Ajo ka ngritur tema për të cilën ka përgjegjësi sikur tenderët një burimor, punësimet etj… nëse janë shpifje shkoni në prokurori. Kjo bukuroshe, paske folur sonte për mua, është e papranueshme. Duhet të kërkoni falje jo vetëm Doarsës, por të gjithë grave”, shtoi Kadaj Bujupi.