Kadaif

Kadaif

Përbërësit:

-500 gr kadaif

-150 gr gjalp

-200 gr arra

Përgatitja:

E hapim kadaifin në tepsi dhe mbi të hedhim gjalpin e shkrirë. Më pas e fusim në furrë në temperaturën 180 gradë deri sa të piqet. Gjatë kohës së pjekjes përgatisim shërbetin e kadaifit. Kujdes, pasi ftohet kadaifi i hedhim shërbetin, i cili duhet të jetë i vakët në mënyrë që mos të qulloset.

Përbërësit për shërbetin:

-1 kg sheqer

-700 ml ujë

-Gjysmë limoni

Koha e zierjes së shërbetit: 5 minuta.