Policia raporton se me njësitet e FSK-së, në Begracë të Kaçanikut nga dita e djeshme e deri më sot kanë gërmuar në oborrin e një qytetari, ku kanë gjetur mjete të dyshuara eksploduese dhe municion.

“Njësia  për deminim e PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e njëzet e pesë (25) granata dore, njëmbëdhjetë (11) mina anti-këmbësorike, tre (3) detonator dhe një (1) ndezës hundor për morëtajë të dorës”.

“Ndërsa sot me 24.05.2019 pas vazhdimit të gërmimit  në të njëjtin  vend,njësitet e PK-së dhe FSK-së, kanë lokalizuar një bunker ku janë gjetur 435 arka me nga  me fishekë të kalibrit 14,7 mm , gjithsej 210.422 fishekë të cilët janë tërhequr nga ana e njësisë për deminim të PK –së”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Policia.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, me rast janë duke u marrë Sektori i hetimeve rajonale.