Analisti politik, Bekim Kabashi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kabashi ka thënë se referuar rezultateve përfundimtare, nuk mund të mohohet fakti që lista e Lëvizjes Vetëvendosje i ka marrë më shumë se gjysmën e votave të elektoratit shqiptar, përkatësisht, mbi 56% të votës shqiptare.

“Veç nuk duhet me e mohu faktin që lista e Lëvizjes Vetëvendosje i ka marrë më shumë se gjysmën e votave të elektoratit shqiptar që ka dalë në zgjedhje. Pra, mbi 56% të votës shqiptare.

Na pëlqeu apo s’na pëlqeu, e vërteta duhet thënë ashtu siç është.”, ka shkruar Kabashi.