Ndeshja më interesante sonte pritet që të zhvillohet në stadiumin Allianz në Torino, ku Juventus e pret Barcelonën

Të dyja skuadrat nuk e kanë filluar mirë sezonin e ri sidomos në kampionatet kombëtare, ku Juventus barazoi me Veronën në ndeshjen e fundit, kurse Barcelona humbi në El Clasico kundër Real Madridit.

Në anën tjetër Juventusi ka një mungesë të madhe, atë të Cristiano Ronaldos, i cili ka rezultuar pozitiv në testet e fundit për COVID-19.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që Juventus nuk është i frikëshëm pasi që nga minuta e parë ka startuar Chiessa, Dybala dhe Moratta si sulmues më i avancuar.

Pas ndeshjeve të parë, Barcelona e kishte deklasuar Ferencevarosin me rezultat 5-1 derisa kishte fituar edhe Juventus në Kiev kundër Dinamos së Kievit.