Juventusi raportohet se ka shprehur interesim që të transferojë mesfushorin e Real Madridit, Luka Modriq, gjatë verës.

Sipas “Don Balon”, fituesi i Topit të Artë po kërkohet qe disa muaj nga Interi, por në garë tash ka hyrë edhe “Zonja e Vjetër”.

Klubi është në gjendje t’i ofrojë kroatit kontratë trevjeçare, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit.