Johnson Controls hap edhe një fabrikë në Maqedoni

Kompania amerikane Johnson Controls do të hap fabrikë të re në Maqedoni e cila kap vlerën prej 20 milion Euro, njofton Telegrafi.

Kjo fabrikë është investimi i tretë i kësaj kompanie, pas asaj në Shkup dhe Shtip. Fabrika do të ndërtohet në Strumicë, ku pritet të punësohen 1500 banorë të asaj ane të Maqedonisë.

Fabrika do të jetë e ngjashme me atë të Shtipit, pra do të prodhohen pjesë për sektorin e automobilave, pjesë këto të destinuara për tregun evropian. Rezultatet pozitive të dy viteve të fundit në Shtip kanë bërë që kjo kompani të investojë në hapjen edhe të një fabrike tjetër.

Tashmë 130 njerëz kanë kaluar intervistën, kurse deri në fund të vitit do të punësohen 400 njerëz, që më pastaj të plotësohet numri prej 1500 punëtorëve.