John Kerry vizitë më 14 shkurt në Shqipëri

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry do të vizitojë Shqipërinë më 14 shkurt.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili ka publikuar axhendën e John Kerry-t për këto ditë.
Në njoftim thuhet se Kerry do të udhëtojë në Mynih të Gjermanisë nga 10 shkurti deri më 14 shkurt, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje.
Po atë ditë, Kerry do të udhëtojë në Tiranë ku do të zhvillojë takime me Ramën, Metën dhe Presidentin Nishani.
Në njoftim thuhet se temë e takimeve do të jenë proceset integruese të Shqipërisë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.